“Historianët e ndershëm duhet të trajtojnë çështjen e incidenteve të vitit 1915”

Kreu i Unionit të Fondacioneve Armene në metropolin turk Stamboll kritikoi instrumentalizimin e incidenteve të vitit 1915 që ndodhën midis kombit turk dhe armen nga autoritetet politike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk e miratojmë trajtimin dhe përdorimin e disa incidenteve të dhimbshme dhe trishtuese që ndodhën midis dy kombeve më shumë se 100 vjet më parë nga autoritetet politike. Ne jemi kundër instrumentalizimit të pikëllimeve tona nga politika e përditshme”, tha Bedros Şirinoğlu, kryetari i Unionit të Fondacioneve Armene dhe Fondacionit Spitalor Armen “Surp Pırgiç”.

Marketing

Şirinoğlu tha për AA se unioni donte t’u drejtohej turqve, armenëve dhe bashkësisë ndërkombëtare si qytetarë armenë që jetojnë në Turqi.

“Incidentet e mjerueshme në histori mund të diskutohen nga autoritetet shtetërore armene dhe turke si dhe historianë objektivë”, tha Şirinoğlu.

“Por me sa shoh, ata që përfshihen në këtë çështje me motive politike, SHBA, BE dhe disa vende të tjera janë larg qasjes me qëllime të mira”, shtoi ai.

Şirinoğlu shtoi se deklarata e zakonshme që synon të ndajë pikëllimin e kombit armen pritet nga Shtëpia e Bardhë e SHBA-së për shkak të 106 vjetorit të incidenteve të 1915.

“Kushti paraprak i ndjeshmërisë me kombin armen nuk duhet të jetë njollosja e nderit të kombit turk ose të kesh qëndrim armiqësor ndaj Turqisë. Si një qytetar turk, unë besoj se duhet të forcojmë dashurinë, respektin dhe miqësinë midis dy komuniteteve, duke mos lënë vend për inat apo urrejtje”, vazhdoi Şirinoğlu.

“Ndërhyrjet politike nga bota e jashtme nuk bëjnë asgjë tjetër veçse pengojnë këto dëshira”, shtoi ai.

Duke nënvizuar se zgjidhja e çështjeve me mirëkuptim të ndërsjellë mes Turqisë dhe Armenisë do të jetë në të mirë të të gjithëve, Sirinoglu tha: “Dihet që Armenia po kalon probleme shumë serioze sot. Ata që provokuan Armeninë kundër Turqisë bënë të njëjtën gjë 100 vjet më parë. Kur kemi parasysh ‘kush fitoi dhe kush humbi?’ shteti osman, armenët si dhe qytetarët turq ishin në anën e humbësve”.

“Ne jemi shtetas të Republikës së Turqisë. Ne kemi besim në shtetin tonë dhe ne kërkojmë që incidentet e vitit 1915, të cilat personat e huaj shtetërorë i shndërruan në një material politik dhe që do të thotë shumë për ne, të trajtohen në komisione të pavarura nga historianë”, vazhdoi ai.

“Të gjitha ndërhyrjet nga ata që nuk janë palë e incidenteve vetëm do të thellojnë plagët tona, do ta bëjnë atë të rrjedh gjak. Çështja është përgjegjësi e kombeve turke dhe armene”, shtoi Şirinoğlu.



.. .