Bebe Rexha dhuron spektakël me perfomancën në “The Late Show”

Bebe ishte e ftuar në emisionin e famshëm amerikan.

Marketing

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rehxa, ishte e ftuar së fundi në emisionin e famëshëm “The Late Show with Stephen Colbert”, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, artistja pati rastin ta këndojë këngën “Sacrifice”, për të cilën kishte përgatitur një koreografi të veçantë.

Ajo dhuroi spektakël me këtë paraqitje, duke performuar plot energji në skenën e emisionit të njohur, bashkë me balerinët.

https://www.instagram.com/p/COBFA2pJzeJ/?utm_source=ig_embed

Për këtë paraqitje, Bebe kishte vendosur të vishej e tëra në të zeza me një kostum të ngushtë që ia theksonte fizikun.

Ajo shpreh e lumtur që kishte rastin të paraqitej në këtë emision, ndërsa falënderoi bashkëpunëtorët që e ndihmuan ta realizonte performancën.