Austria synon rihapjen e përgjithshme në mes të majit

Qeveria austriake njoftoi sot një rihapje të përgjithshme të restoranteve, hoteleve dhe vendeve të kulturës në mes të majit, gjashtë muaj pas mbylljes së tyre.

“Ne do të jemi në gjendje të marrim masa për t’u rihapur në një mënyrë të kujdesshme nga 19 maji”, tha për gazetarët kancelari konservator Sebastian Kurz, raporton ATSh.

“Do të jetë gjithashtu e mundur të organizohen sërish ngjarje publike me një limit prej 1 500 pjesëmarrësish brenda dhe 3 000 persona jashtë”, shtoi ai.

Marketing

Që nga shfaqja e pandemisë, më shumë se 10 000 vdekje janë regjistruar në Austri, që ka vendosur disa bllokime.