Në Kili, vaksinën AstraZeneca do ta marrin vetëm burrat

Në Kili, vaksina Covid e AstraZeneca do t’u jepet vetëm burrave. Vendimi u njoftua nga qeveria e vendit të Amerikës së Jugut.

Javën e kaluar Instituti i Shëndetit Publik, i cili i dha leje emergjente AstraZeneca në janar, rekomandoi përdorimin e vaksinës në gratë mbi 55 vjeç dhe burrat mbi 18 vjeç.

Megjithatë, do të përdoret vetëm për burra pasi shumica e grave mbi 55 vjeç në Kili janë vaksinuar tashmë, tha ministri i shëndetësisë.

Marketing

Ennio Vivaldi, rektori i Universitetit të Kilit, tha se qytetarët duhet të marrin vaksinën AstraZeneca me besim.

“Të gjitha provat tregojnë se rreziqet janë minimale krahasuar me faktorin mbrojtës që mbart një vaksinë,” tha ai.