VMRO-DPMNE sot në orën 11:00 do të protestojë, duke mbështetur të dënuarit për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 Prill, 2017. Njoftimin për protestë e bëri lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. Sipas tij, protesta do të fillon para Qeverisë dhe do të mbaron para Kuvendit.
Mbështetja online për protestën erdhi nga disa anëtarë të partisë dhe zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, por edhe nga Budapesti. Ish-kryeministri i arratisur Nikola Gruevski beson se protesta që kërkon lirimin e të dënuarve më 27 prill është e justifikuar. Ai i konsideron vendimet gjyqësore të padrejta dhe – siç thotë ai – të bazuara mbi akuzë të rreme për terrorizëm.