Indonezi, autoritetet njoftojnë vdekjen e 53 personave në nëndetësen e zhdukur 4 ditë më parë

Autoritetet indoneziane deklaruan se kanë humbur jetën 53 personat në bordin e nëndetëses e cila u zhduk më 21 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mareshal Hadi Tjahjanto, Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare të Indonezisë, tha në një deklaratë se ka prova të qarta se nëndetësja nuk u zhduk, por ajo u fundos afër ishullit Bali, ku u zhyt.

Nga ana tjetër, zyrtarët ushtarakë njoftuan se stoku i oksigjenit të nëndetëses është zbrazur sot herët dhe se kanë humbur shpresat që anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses të jenë gjallë.

Marketing

Kontakti me nëndetësen KRI Nanggala-402 u ndërpre më 21 prill.

U njoftua se nëndetësja u zhduk 95 kilometra në veri të ishullit Bali.

Marina e Indonezisë dërgoi 6 anije luftarake, 1 helikopter dhe 400 pjesëtarë të personelit në rajon për të kërkuar nëndetësen e zhdukur.

Një derdhje e naftës u zbulua afër vendit ku ishte zhytur nëndetësja e zhdukur.



. .