Problemi i ujit në Tetovë të trajtohet në kuadër të Këshillit për siguri kombëtare

I nderuar Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski,

Marketing

Duke pasur parasysh ndërprerjet e shpeshta në furnizimin me ujë në dy muajt e fundit në Tetovë, si dhe paaftësinë e institucioneve lokale dhe injorimin nga Kryeministri për t’iu përgjigjur kërkesës sonë, ne ju drejtohemi juve që të ndikoni me autoritetin tuaj në zgjidhjen e këtij problemi.

Në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës në kaptazhën e posandërtuar ka pasur rrëshqitje të dheut me çka është dëmtuar seriozisht rrjeti I ujësjellësit. Vetëm 200-300 metra afër kaptazhës ndërtohet një nga mini-hidrocentralet e shumta që po shkatërrojnë natyrën në Malin Sharr.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror për mjedisin në dhjetor të vitit të kaluar, paralajmëroi se Komuna e Tetovës nuk ka krijuar një zonë sanitare që do të mbronte burimin e furnizimit me ujë për Tetovën nga ndotja e mundshme, e cila përfshin edhe ndotjen apo dëmtimet e mundshme nga aktivitetet ndërtimore të mini-hidrocentralit në Leshnicë.

Afati 90 ditor me të cilin Inspektorati shtetëror i mjedisit udhëzoi Komunën e Tetovës për të zbatuar vendimin për mbrojtjen sanitarenë Leshnicë nuk është respektuar. Ne kërkojmë një hetim për të gjithë procesin e tenderimit dhe ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në Lesnicë, i cili do të përcaktojë nëse ka pasur parregullsi.

Ne ju bëjmë thirrje që këtë problem serioz i cili në mënyrë direkte ndikon në jetën dhe shëndetin e njerëzve në kohë të pandemisë , ta trajtoni në kuadër të Këshillit për siguri kombëtare për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Ne ju bëjmë thirrje të adresoni këtë problem serioz që ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe shëndetin e njerëzve gjatë një pandemie brenda Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Për shkak të paaftësisë së Komunës së Tetovës për të kryer aktivitetet e parashikuara me ligj, ne ju kërkojmë që të mbroni të drejtën themelore njerëzore dhe kushtetuese për qasje në ujë. Duke marrë parasysh përvojat rajonale për ndalimin e këtyre hidrocentraleve, ju lutemi konsideroni mundësinë për rregullativa të ngjashme ligjore.

Me respekt,

Eco Guerilla

Tetovë, 23.03.2021