Pandemia rrit çmimet për ndërtim dhe apartamente

Çmimi i materialeve të ndërtimit është rritur në mënyrë dramatike për shkak të krizës së shkaktuar nga covid-19. Për momentin, ka një rritje të pakontrolluar të materialit ndërtimor deri në 40%, thotë Ivica Jakimovski nga Oda e Ndërtimtarisë. Sigurisht që kjo do të sjellë çmime të reja, më të larta për apartamentet dhe shtëpitë e planifikuara.

Marketing

“Shumë fabrika nuk janë në gjendje ti realizojnë sasitë e para-dakorduara, gjë që automatikisht sjell vonesa. Edhe dërgimi i këtij materiali, i cili është jo edhe aq në dispozicion, e që është i nevojshëm, automatikisht do të rrit çmimin” – tha Ivica Jakimovski -Kryetar i Odës së Ndërtimtarisë në LOE.

Sipas të dhënave nga sektori i ndërtimtarisë, ka një rritje në çmimin me pakicë të të gjitha materialeve të ndërtimit. Ekziston një rritje e shumëfishtë e çmimit të rërës, çmimi i tullave është rritur me 30 për qind, hekuri me 40 dhe materiali izolues për 50 për qind.

Materiale ndërtimi më të shtrenjta
Tulla 30% me çmim më të lartë
Hekuri 40% çmim më i lartë
Stiropor 50% çmim më i lartë

Edhe Enti Shtetëror i Statistikave, konfirmim rritjen e çmimeve të materialeve të ndërtimit. Kështu, sipas llogaritjes së Entit, rritja e çmimeve me pakicë të materialeve për mirëmbajtjen dhe riparimet e shtëpive në vitin 2020 krahasuar me vitin e kaluar, është 1.4 për qind.

“Rritja kumulative e të njëjtit grup për periudhën janar-mars 2021 krahasuar me vitin 2020 është 1.7%, dhe rritja kumulative për periudhën janar-mars 2021 krahasuar me janar-mars 2020 është 2.9%” – thonë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Sa i përket çmimit aktual të apartamenteve, në komunën Qendër ka një rritje shtesë të metrit katror për banim. Kjo për shkak të mungesës së apartamenteve të reja, që është rezultat i moratoriumit në ndërtim. Nga 1,100 euro, çmimi për apartamentet e ndërtuara rishtas në këtë komunë tani është 1,400 euro për metër katror.