Ministria e Shëndetësisë informon se në bazë të dhënave të Institutit për Shëndet Publik gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2 362 testime ndërsa janë regjistruar 314 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 pacientë.
27 persona e kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 150.588 raste, janë shëruar 129.053 persona, ndërsa jetën e kanë humbur 5.677.
Numri i rasteve aktive për momentin është 16.858.