Itali/ Mbi 13 mijë raste të reja me Covid-19 dhe 217 vdekje gjatë 24 orëve të fundit

Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga  239482 teste, 13158 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ndërkohë 217 pacientë fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 119 238.

Marketing

Në 24 orë 13176 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Rajoni me rritjen më të lartë të rasteve me Covid-19 vijon të mbetet Lombardia me më shumë se 1967 të prekur, ndjekur nga Campania me 1854 , Puglia me 1203 raste dhe Lazio me 1185 të prekur.