Mbyllet orari zyrtar i votimit, Celibashi: Brenda 48 orësh del fituesi i zgjedhjeve

schedule19:17 – 25 Prill, 2021

Celibashi: Brenda 48 orësh do ta dimë kush është fituesi i zgjedhjeve

“Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur përjashto ato raste ku ka akoma radhë votuesish në qendrat e votimit. Duhet të merren emrat dhe dokumentet e identifikimit dhe vetëm ata do të lejohen të votojnë. Të paktën nga informacionet që ka KQZ mund të thotë se ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia. Nuk mund të mungonin disa incidente që janë bërë të zakonshme. Por në përgjithësi mund të thuhet se ishte një proces zgjedhor në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Marketing

Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik për faktin se ishte shumë i vështirë dhe u realizua në një kohë shumë të shkurtër pa një rast të dytë sa i përket kohës. Sikurse në tërësi për procesin e votimit dhe për atë që procesi u zhvilluar por disa konkluzione mund t’i themi

Janë më pak se 200 qendra votimit, rreth 167, ku nuk është përdorur pajisja e identifikimit biometrik. Në 86 prej tyre nuk është paraqitur operatori dhe në pjesën tjetër për shkak të vështirësisë për ta përdorur. Ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë.

Ishte mjaft i vështirë. Tani që procesi i votimit ka përfunduar shohë të nevojshme të sjell në vëmendje se ky moment është shumë i rëndësishëm. Shpresoj që edhe këtë fazë të angazhimit të tyre, komisionerët do ta qasin në përputhje me parashikimet e kodit. Është rast t’u bëj thirrje partive politike që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di kush i ka fituar këto zgjedhje. Çdo deklarim i bërë pa nisur procesi i numërimit nuk do i shërbente qetësisë së këtij procesi.

Shpresoj që gjithë lidershipi politik ta ketë të kuptuar se ka nevojë për qetësi në këtë moment. KQZ ka marrë masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orës për partitë dhe pastaj të vazhdojë me procesin e numërimit për kandidatë.

Gjithë procesi i nxjerrjes së rezultateve do të jetë i vëzhguar edhe nga ndërkombëtarët. Nga pikëpamja teknike do jetë i monitoruar dhe regjistrimet do jepen subjekteve pas daljes së rezultateve”, tha Celibashi.

vijon…