Shumë herë mendojmë se kuraja ka të bëjë me punë heroike dhe të jashtëzakonshme, që do të thotë të mos keni frikë nga asgjë. Nuk është kështu. Të qenit kurajoz nuk do të thotë të notoni me peshkaqenët, t’i ngjiteni Everestit ose të shkoni në vende të humbura. Kuraja nuk ka të bëjë fare me heroizmin.
Nuk jeni e kaluara juaj | Mund të bëjmë gabime, por nuk jemi gabimet tona. Secili prej nesh bart me vete bagazhin e vet emotiv. Nuk do të jemi asnjëherë njerëzit që jemi sot pa përvojat që kemi pasur dhe që na kanë shndërruar. Bëni paqe me të kaluarën. Çdo ditë është një rast i ri për të qenë një njeri më i mirë dhe për të bërë një hap më shumë drejt ëndrrave. Falni njerëzit që ju kanë lënduar, ndoshta dhe veten tuaj për çdo gjë që ju bën të ndiheni keq dhe pastaj shihni drejt së ardhmes.
Jeni më të forta nga sa mendoni | Të gjitha ne jemi të pajisura me një forcë të brendshme të jashtëzakonshme, por ndonjëherë jemi kaq qortuese dhe kritike me veten, sa nuk arrijmë as ta kuptojmë. E vërteta është se femrat janë më të forta nga sa mendojnë. Mendoni për të gjitha ngjarjet e jetës që ju kanë vënë në provë të vështirë, e megjithatë ia keni dalë mbanë me kokën lart, pavarësisht gjithçkaje. Nuk jeni mposhtur dhe keni reaguar me vendosmëri dhe kurajë. Ia keni dalë mbanë më parë, do t’ia dilni sërish.
Zëri juaj duhet të dëgjohet | Nuk mund të fshihemi më në zhguallin tonë ose pas shprehjes “nuk jam e zonja aq sa duhet” apo “nëse bëj diçka e di që do të më kritikojnë”. Zëri ynë duhet të dëgjohet! Duhet të çlirojmë energjinë femërore dhe ta përhapin në shoqëri. Koha për të ndryshuar ka ardhur. Jemi të gjitha të pajisura me fuqi të mëdha, ndaj nuk duhet t’i lëmë të pashprehura.