23:44 | 25 Prill 2021
23:44 | 25 Prill 2021
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pritet të rikthehet me 5 maj.
Spanjolli ka humbur tetë ndeshjet e fundit me Real Madridin pas një lëndimi në këmbë, derisa ka dal edhe pozitiv në analizat e COVID-19, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, mungesa e tij është në një moment tejet të rëndësishëm me 35-vjeçarin që mund të rikthehet në ndeshjen kthyese ndaj Chelseas në muajin e ardhshëm.
Ai do mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Chelseas dhe ndoshta do zhvillojë disa minuta ndaj Osasunas në vikend para se të udhëtojë me skuadrën në “Stamford Bridge”.
Rikthimi i Ramos do ishte ndihmë e madhe për Zidanen që ndoshta do t’i rikthente shpresat për dy trofe, të Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s./Lajmi.net/