schedule00:23 – 26 Prill, 2021
Tiranë- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë shkuar mesnatën e sotme në qendrën e numërimit të votave në shkollën ‘’Vasil Shanto’’ në Tiranë.
Gjatë inspektimit,Yuri Kim ka kërkuar nga numëruesit e Partisë Demokratike të ndërrojnë bluzat e veshura, të cilat përmbanin simbole politike si nr.9.
“Ndërroni bluzat. Nëse nuk keni veshje të tjera me vete, mund të vishni mbrapsht bluzat tuaja” u shpreh ambasadorja amerikane, ndërsa siguroi se do të jetë me ta derisa sa të nisë procesi i numërimit.
Ndërkohë numërimi i votave po fillon në të gjithë Shqipërinë. Në disa Bashki të vogla ka nisur numërimi i votave tashmë si në Pustec apo Memaliaj e Roskovec./abcnews.al/