Buzhala: Për Ramën do ishte me sukses një qeveri me Bashën

schedule00:52 – 26 Prill, 2021

Gazetari Berat Buzhala thotë se për Edi Ramën do të ishte me sukses një qeveri me Lulzim Bashën. Por sipas tij, një gjë e tillë do të dëmtonte Partinë Demokratike.

“Për Ramën do ishte me sukses një qeveri me Bashën se të fitojë zgjedhjet me 71. A e dëshiron 70 /70 dhe të futesh me Bashën. Rama do zgjidhte me Bashën. I intereson që opozitën ta bëjë pjesë të vetës. Pastaj kush do votojë më për PD pas katër vitesh,” tha Buzhala në studion e ABC.

Marketing

Gazetari nuk e shikon me sukses nëse ndodh një koalicion i tillë, ndërsa theksoi se vendi nuk mund të mbetet pa opozitë.

“LSI ka qenë katalizator edhe për PS dhe për PD. Këto dy subjekte duhet të ruajnë integritetin e tyre dhe të qëndrojnë opozitë të njëra-tjetrës. Është gabim që Shqipëria të mbetet pa opozitë. Këta që kanë votuar PD nuk e kanë votuar për koalicion me PS,” theksoi Buzhala.