India ka raportuar më shumë se 352 mijë raste me coronavirus brenda një dite

India ka regjistruar më shumë se 352 mijë raste të reja, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror në rritjen e rasteve ditore si pasojë e COVID-19.

Sipas Al Jazeera, numri i përgjithshëm i të prekurve ka tejkaluar shifrën prej 17 milionë, kjo bazuar në të dhënat e ministrisë së shëndetësisë në vend.

Vendi gjithashtu ka raportuar brenda një dite 2,812 viktima si pasojë e coronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 195 mijë.

Marketing

Si rrjedhojë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar të ndihmojnë Indinë, derisa vendi lufton me një rritje të rëndë të rasteve me COVID-19.

Në përgjigje të situatës në shtetin e Azisë juglindore, Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e tij të Mbrojtjes Civile, i cili po kordinohet me vendet anëtare për të dërguar me shpejtësi oksigjen dhe ilaçe