Dardan Berisha: Fituam një ndeshje, por asgjë s’ka përfunduar

9:58 | 26 Prill 2021

Marketing

Basketbollisti i Pejsës, Dardan Berisha ka folur pas triumfit në “Play Off” ndaj Ponte Pirrenit.

Peja e fitoi ndeshjen si mysafire me rezultatin 92-100 në të mirë të pejanëve, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Dardan Berisha, i cili është rikthyer nga lëndimi, u shpreh i kënaqur me epilogun e takimit, por sipas tij është ende herët për tu gëzuar.

Berisha theksoi se Ponte Prizreni ishin tejet efektivë në fillim, por pastaj Peja me eksperiencën e tyre arriti ta rikthejë takimin në favorin e tyre.

“Ne e dinim që Ponte Prizreni është skuadër energjike që luan shpejtë dhe kishin kohë më shumë se ne, ata kishin dy javë kohë, ndërsa ne kishim një ndeshje “jetë a vdekje” para disa ditësh”, tha ai.

“Ata luanin shpejtë, ndërsa ne e dinim që do ti ndalim më vonë dhe pastaj pas çerekut të parë filluam ta merrnim kontrollin pak nga pak”, shtoi ai.

“Në çerekun e tretë luajtëm mirë shumë, dhe pastaj me eksperiencë e mbajtëm rezultatin, por kjo nuk do të thotë asgjë, kjo është vetëm fillimi, kemi ndeshje të tjera ndaj tyre dhe duhet të shohim”, tha Berisha.

“Ata ishin të mirë në mbrojtje, mundoheshin të na mbanin mua dhe Brandon Walters dhe Lis Shoshin, por në fund ia dolëm, por tani mendojmë vetëm për të martën”, shtoi ai.

“Sa i përket kalendarit të ngjeshur, ashtu e ka vendosur Federata, nuk kemi çfarë të bëjmë sepse situata është e tillë, por ne duam titullin e Kampionit dhe do të shohim tash e mbas për këtë gjë”përfundoi Dardan Berisha./Lajmi.net/