Në Kazakistan ka filluar përdorimi i vaksinës vendase QazVak (QazKovid-in) e cila është zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht vaksina është aplikuar te ministri i Shëndetësisë, Aleksey Tsoi i cili dozën e parë të vaksinës vendase QazVak kundër COVID-19 e ka marrë në një poliklinikën në kryeqytetin Nur Sultan.
Tsoi ka njoftuar se pas vaksinimit e ndjen mirë veten dhe ka bërë deklarata lidhur me vaksinën vendase e cila ka filluar që nga sot të aplikohet për qytetarët në vend.
Lidhur me vaksinën vendase QazVak e zhvilluar nga Instituti Kërkimor i Sigurisë Biologjike të Kazakistanit, Tsoi tha se në fazën e parë janë prodhuar dhe janë shpërndarë nëpër rajone 50 mijë doza.
Ai theksoi se kanë biseduar me komplekse prodhuese të ndryshme për rritjen e kapacitetit të dozave të vaksinës. “Për këtë çështje po vlerësojmë edhe fushat e partnerëve tanë turq”, tha Tsoi.
Sipas tij, Kazakistani është një prej 5 vendeve në botë që ka zhvilluar me mundësitë e veta vaksinën kundër COVID-19.
Më parë Ministria e Shëndetësisë e Kazakistanit deklaroi se vaksina vendase QazVak është një vaksinë inaktive e përgatitur me teknikën e bazuar ndaj virusit dhe se siguria e saj është provuar.
Doza e dytë e vaksinës QazVak aplikohet pas një periudhe 21 ditore dhe për ruajtjen e saj nuk ka nevojë për sistem të posaçëm të ftohjes.