Pirlo: Me Ramseyn dhe Dybalan, kemi provuar diçka në stërvitje dhe ata bënë diçka tjetër në fushë

10:47 | 26 Prill 2021

Marketing

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka reaguar pas barazimit ndaj Fiorentinës.

Strategu “Bianconer” ka thënë se skuadra nuk ka bërë paraqitje të mirë këtë herë, pasi në stërvitje janë ushtruar gjëra të ndryshme dhe në fushë janë bërë gjëra tjera, përcjell lajmi.net.

“Mendoj që as klubi nuk është i kënaqur”, tha ai.

“Luajtëm keq, me Ramsey dhe Dybala në mes të linjave nuk ka funksionuar, kemi provuar diçka tjetër në stërvitje dhe ata bënë diçka tjetër në fushë”, shtoi ai.

“Aspiratat në fillim ishin ndryshe dhe nuk mendoj që i kam arritur me punë siç doja. Por lidhur me këtë nuk jam i kënaqur por as klubi nuk është”, tha Pirlo.

“Kemi bërë një pjesë tejet të dobët, duhet të ndryshojmë nëse duam të luajmë në Ligën e Kampionëve. Ishim gjithmonë me vonesë, pak agresivë dhe nuk krijuam raste”, përfundoi Pirlo./Lajmi.net/