Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka që dje që ndjek nga afër procesin e votimit dhe më pas procesin e numërimit të votave.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kim ka zbuluar se së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka qenë në qendrat ku po numërohen votat në Vasil Shanto dhe te Shkolla e Kuqe.
“Le të presim të gjithë me durim rezultatet”, shkruan ambasadorja amerikane në postimin e saj.
Postimi i saj: