Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Shqipëri, Boiken Abazi po ankohet për vjedhje të votave.
Ai thotë se, aty ku është vendosur nga qytetari një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS.
Kështu sipas tij, po shpallen pastaj të pavlefshme votat.
Postimi i plotë:
Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim:
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS.
Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim.