Presidenti Stevo Pendarovski më 27 dhe 28 Prill 2021do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku është paraparë të realizojë takime me krerë të BE-së dhe NATO-s.
Të Martën më 27 Prill, Presidenti Pendarovski do të realizojë takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, me Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, me Nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Zhozep Borrell, me Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelji, me eurodeputetin dhe raportuesin për RMV-në, Ilhan Kjuçuk si dhe me përfaqësuesin e posacëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.
Të Mërkurën më 28 Prill, Presidenti Pendarovski do të realizojë takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.