Protesta e VMRO-DPMNE-së, MPB: Gjuajtën ndaj policisë, ndalohen dy persona

Policia ndërkohë ka ndaluar dy persona për shkak se gjatë protestës së të dielës, kanë sulmuar me gjësende të forta pjestarët e policisë që kujdeseshin për reëndin gjatë protestës. MPB njofton se më 25 Prill, nga ana e zyrtarëve policor të SPB-Shkup, janë ndaluar D.K (22 vjeç) dhe M.L (23 vjeç). Është njoftuar Prokurori Publik, sipas rekomandimit të së cilit personat janë mbajtur në stacionin policor, kurse pas urdhërit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e M.L dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat penal – thuhet në komunikatën e MPB-së.

Marketing