Një kuti votimi në Rrogozhinë po diskutohet që të shpallet e pavlefshme.
Shkak është bërë mosvendosja mirë e vulave.
KQZ ka dërguar inspektorin por megjithatë vendimmarrja i takon KZAZ.
Ndërkohë njësia administrative e Cakranit në Fier në KZAZ 57 ka nxjerrë 307 vota të pavlefshme sepse zgjedhësit kanë votuar dy subjekte të ndryshme.
Në rang vendi janë shpallur të pavlefshme mbi 47 mijë vota.
Deri tani në rang vendi janë numëruar 58% e kutive të votimit, PS kryeson me 48.86% , PD me 39.30%, LSI 6.93%.