Mbyllet numërimi në qarkun e Gjirokastrës, PS mban 3 mandate, PD merr 1

Partia Socialiste në Gjirokastër ka arritur të mbajë 3 mandate deputetësh.

Në përfundim të numërimit të votave në KZAZ-në 80, PS ka marrë 9767 vota, PD 6538 vota dhe LSI 2129 vota.

Ndërkohë në rang qarku PS ka marrë 24531 vota, PD 13971 dhe LSI 5778 vota. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark, Bledi Çuçi ishte i treti në listën e kandidatëve, aty ku ishte vendosur objektivi maksimal i PS-së.

Marketing

Pavarërisht se këtij qarku iu hoq një mandat deputeti në këto zgjedhje, PS ia doli sërish të çontë në Kuvend 3 deputetë nga Gjirokastra.