Duket se procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në rang vendit për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 07:00, janë numëruar 4619 kuti nga 5199 në total ose thuajse 89% e votave.
PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 666601 vota ose 48.66%, me 72 mandate.
PD-AN kanë marrë 539270 vota ose 39.37%, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, LSI ka marrë 94552 vota ose 6.90%, konvertuar në 5 mandate.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 30441 vota ose 2.22%, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.
Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.
Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS ka humbur e mandate, PD është rritur me plot 16 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 14 mandate.