Mianmar, rritet në 753 numri i viktimave në protestat kundër grusht shtetit

Është rritur në 753 numri i personave që kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes me armë nga forcat e sigurisë në protestat që zhvillohen kundër grusht shtetit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së zgjedhur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 2 të vdekur, duke rritur në të paktën 753 numrin e viktimave.

Në raport thuhet se në vend nën arrest ndodhen 3.441 persona dhe se ka një urdhër arresti për 1.179 persona të tjerë.

Marketing

Ushtria Karen merr nën kontroll një bazë të ushtrisë së Mianmarit

Në anën tjetër mësohet se Unioni Kombëtar Karen (KNU), një prej grupeve të armatosura etnike kundër grushtit të shtetit ka marrë nën kontroll një bazë të ushtrisë së Mianmarit që ndodhet në jug të vendit në kufi me Tajlandën.

Në një deklaratë nga Zyra e zëdhënësit të KNU-së, njoftohet se u krye bastisje ndaj bazës ushtarake në zonën Mutraw në Karen. Në përfundim të konflikteve është marrë nën kontroll baza njoftoi KNU duke mos dhënë informacion lidhur me humbjet e jetëve.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.



. .