Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka sjellë vendim për lehtësimin e masave anti-Covid.
Ka shkurtuar orën policore për një orë, ndërkaq gjatë festave fetare, Pashkët dhe Bajrami i Ramazanit nuk do të ketë fare ndalesë të lëvizjes.
Qeveria solli vendim, Pashkët dhe Bajrami pa orë policore
Duke filluar prej 28 prillit, gjithashtu është sjellë vendim që të gjithë objektet hotelerike do të mund të punojnë në pjesën e hapur, gjegjësisht në veranda deri në ora 20:30.
Objektet e dasmave dhe për kremtime të tjera, do të mund të organizojnë aktivitetin vetëm si restorante në të hapur, do të thotë në veranda, kurse ndalesa e organizimit të dasmave, ditëlindjeve, pagëzimeve dhe të ngjashme mbetet.
Ndërkaq, nuk ndryshon vendimi paraprak për klubet e fitnesit. Veprimtarinë e tyre mund ta kryejnë vetëm në të hapur.