Everton përgatit ofertën e parë për Coutinhon

15:01 | 27 Prill 2021

Marketing

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho shihet si ‘shënjestër’ e Evertonit.

Ish ylli i Liverpoolit shihej premtues nën urdhrat e Ronald Koemanit, por shkaku i një lëndimi për gju, ai ka munguar që nga janari, transmeton lajmi.net.

Coutinho ishte i lidhur me rikthimin në Premierligë verën e kaluar, por pasi i përfundoi huazim te Bayern Munich, Koeman vendosi ta mbajë në “Camp Nou”.

Sipas Marca, duke marrë parasysh formën e mirë te Barcelonës pa Coutinhon, nënkupton që Koeman do jetë i hapur që ta shesë në verë dhe Everton ka shprehur interesim.

Thuhet se skuadra angleze do ofrojë 40 milionë euro për brazilianin, edhe pse e kaluara te Liverpool mund të ndikojë që të mos arrihet marrëveshja.

Coutinho në të kaluarën ishte kërkuar nga Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, derisa kontrata me Barcelonën i skadon në vitin 2023./Lajmi.net/