Ish-kreu i FRESSH Durrës, Ardit Kërtusha, tha në një intervistë televizive se në këtë qark votat janë blerë në mënyrë masive dhe se asnjë shqiptar nuk duhet ta pranojë këtë rezultat.
Kërtusha tha për Fax Neës se në qarkun e Durrësit është blerë një sasi e madhe e votave pasi vetë ai dhe grupi i tij ka denoncuar raste. Ai shtoi se aksioni politik i PD-së është që të ndalohet blerja e votës.
“Është koha e maskarenjve të gjithë shqiptarët do e kuptojnë në kohën e vështirë ku po jetojmë. Angazhimi im është në shërbim të qytetarëve dhe rinisë shqiptare pavarësisht bindjeve të tyre. Të gjithë ata që thonin që këtu nuk rrihet më, më kanë ardhur mesazhe pa fund nga administrate që ftonin për të marrë pjesë te sheshi në festë.
Unë jam skeptik për sa i përket shifrave dhe në QV ne vumë re një pjesëmarrje të lartë, por ndalimi kanadezit dhe unë mendoj që nuk është pasqyruar numri real i tyre.
Kjo varfëri, skamje që ky pushtet i ka futur ka bërë që të shesin votën dinjitetin e tyre. Kemi parë deputetë ministra ish ministra që blenë vota, kjo tregon se mund të krahasohet Shqipëria me vendet e Afrikës.
Janë denoncuar të gjitha parregullsitë dhe me grupkontrollet tona janë ndjekur hap pas hapi.
Është gjithë kjo katrahurë blerje votash dhe kjo varfëri u tregua masivisht në këto zgjedhje. Të çorientuar politikisht nga pandemia dhe tërmeti u detyruan të shesin votën dhe me këtë është treguar se nuk ka më bastione.
Të ndodhemi para këtij fenomeni, krimi të organizuar, jemi të pafuqishëm të bëjmë bilanc real, sepse nuk ishin zgjedhje reale.
Aksioni i radhës është të vihen para drejtësisë kjo blerje e votës kemi parë në qytetin e Durrësit është bërë një punë kolosale për blerjen e votës. Ishte e paparashikueshme kjo rjedhje masive e qytetarëve që të shisnin votën, aksioni i vetëm politik është të ndalohet politik blerja.
Asnjë shqiptar nuk duhet ta pranojë këtë rezultat, të gjithë ne kemi mbështetje pa fund nga socialist të zhgënjyer dhe nuk dalin % e sakta të qytetarëve dhe për mendimin tim kjo është një qeveri afatshkurtër.”, u shpreh Kërtusha.