Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pati një moment të sikletshëm gjatë takimit me zyrtarët evropianë.
Në fakt, i pari i shtetit të Turqisë u takua javë më parë me dy presidentët e Bashkimit Evropian, por një moment i sikletshëm ishte kur gruaja mes tyre mbeti në këmbë.
Një video e udhëheqësve të mbledhur në një dhomë takimesh në Ankara tregoi Erdoganin dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, duke u ulur në karrige ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dukej e pasigurt se ku duhej të ulej.
Në fund, asaj iu ofrua një divan ngjyrë bezhë rreth 12 metra larg, përballë Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili zë një gradë me status më të ulët në protokollin tipik diplomatik.
Për herë të parë rreth kësaj teme ka folur Leyen, teksa ka thënë se “Vizita ime në Turqi tregoi se sa larg duhet të përparojmë që gratë të trajtohen si të barabarta. Gjithmonë Kudo.”
“Historia ime u bë titull kryesor. Por ka kaq shumë histori grash, shumica e tyre shumë më serioze, që nuk respektohen. Ne duhet të sigurohemi që këto histori të tregohen gjithashtu!”, shkroi ajo në Twitter.