Selami: Në DAP para 6 muajve kishte 12% shqiptarë të punësuar, ndërsa tani arrijmë numrin deri më 25%!

Zëv.drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike, Abdul-Selam Selami, sot në emisionin Ritmi i Ditës në TVM2, theksoi se para gjashtë muajve, në DAP kishte 12% të punësuar shqiptarë, ndërsa tani me sistematizimin e nëpunësve shtetërorë nga ana e Ministrisë për sistem politik ne si drejtori kemi pranuar 101 kandidatë, por dhe me konkursin që kishim, arrijmë diku 25% shqiptarë të punësuar. Ai gjithashtu foli për masat e antikrizës, ku DAP ishte zbatuesi kryesor për dhënien e rrogave për të punësuarit në Sektorin privat, si dhe për synimet dhe prioritete që ka kjo drejtori për të realizuar në të ardhmen.
Përndryshe, Abdul-Selam Selami, është emëruar në këtë drejtori si zëvendës-drejtor para gjashtë muajve, ndërsa paraprakisht ishte zëv.drejtor në Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Marketing