Kasami uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e madhe në zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën me 25 prill.

Marketing

“Urime për mikun tim njëherit edhe Kryeministër i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama për fitoren e madhe të 25 prillit. Niveli i lartë i demokracisë së treguar në zgjedhjet, pranimi i rezultatit nga kundërshtarët tregon qartë frymën evropiane të shtetit Shqiptar.

Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA uroj Partinë Socialiste me në krye Edi Ramën për këtë fitore, me shpresë se bashkë në një bashkëpunim edhe më të fortë do të arrijmë të dalim nga sfida e pandemisë globale, rimëkëmbjen ekonomike e që me shpresë që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të bëhen anëtare të BE-së”, shkruan Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa.