Të paktën 10 ushtarë nga ushtria e Mianmarit u vranë në përleshjet midis grupit të armatosur etnik kundër grusht shtetit dhe ushtrisë së Mianmarit në provincën Chin të Mianmarit, në kufirin e Bangladeshit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një ekzekutiv i Njësive të Mbrojtjes Chinland (CDF), e cila u krijua për të mbrojtur protestuesit kundër ushtrisë së Mianmarit pas grushtit të shtetit ushtarak të 1 shkurtit, foli për gazetën The Irrawaddy në lidhje me përplasjet e djeshme në qytetin Mindat.
Një udhëheqës i CDF-së njoftoi se dje në mbrëmje kanë vrarë të paktën 10 ushtarë si rezultat i bastisjes së kolonës së ushtrisë në zonat malore të qytetit dhe se përplasjet vazhduan gjatë gjithë ditës.
“Ata u përgjigjën me mortaja dhe RPG. Ne ishim nën bombardime intensive”, tha ai duke treguar se ushtria ka realizuar bombardime në mëngjes.
Udhëheqësi i CDF-së nuk dha asnjë informacion në lidhje me viktimat midis tyre pas përplasjeve.
Grusht shteti ushtarak në Mianmar
Ushtria e Mianmarit, pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.
Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Që kur filluan protestat kundër grushtit të shtetit, 755 persona vdiqën si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në protesta.
Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grushtit të shtetit me kërkesën për kthimin e demokracisë, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë përdorur dhunë për t’i shtypur ato.