Shtetasi E.K, 44 vjeç dyshohet se është vetë-hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko” në kryeqytet.
Sipas njoftimit të bluve, nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.