Protestë kundër librave digjitalë: Nesër të bojkotohet mësimi në tërë shtetin!

Para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë protestuar disa prindër, të cilët në formë joformale janë organizuar në “Facebook”.

Marketing

Shprehin pakënaqësinë ndaj paralajmërimeve të ndryshimeve ligjore, për futjen e librave digjitalë në procesin arsimor.

“Ligji nuk i zgjidh problemet në arsim, por përkundrazi gjeneron probleme të reja”, thanë disa prindër para MASH-it, transmeton TV21.

Kanë paralajmëruar, se nëse Ministria nuk përgjigjet në kërkesën e tyre për tërheqjen e librave digjitalë, do të ndërmarrin edhe masa shtesë.

“Nëse nuk përgjigjen në kërkesën tonë, do të vijojnë edhe protesta të tjera”.

Për nesër, paralajmërojnë dhe bëjnë thirrje për bojkot të tërësishëm të procesit arsimor në tërë shtetin.

“Për këtë nesër, do të ketë bojkot të tërë procesit arsimor në nivel shtetëror”, thanë prindërit.