Xhensila u shfaq më ndryshe në paraqitjen e radhës.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj gjatë kësaj kohe është duke punuar për projektet e reja muzikore.
Artistja, së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë kafeje të çelët.
Ajo kishte kapur flokët, ndërsa si aksesorë kishte vendosur një palë syze të errëta dhe po mbante një çantë në duar.
“Puno shumë në heshtje, leje suksesin të bëjë zhurmë”, ka shkruar artistja duke mos treguar se në çka është duke punuar.
Projekti i fundit muzikor nga Xhensila Myrtezaj është “Panorama”, të cilin e solli në bashkëpunim me Ardian Bujupin.