Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski, e cilëson shkarkimin e djeshëm të drejtorit të inspektoriatit shtetëror të tregut, Stojko Paunovskit, si veprim në përputhje me ligjin dhe Kodin për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë. Paunovski nuk pranoi të sistemojë 34 administratorët shqiptarë, me arsyetimin se i duheshin inspektorë profesionistë e jo administrator.
Qeveria në seancën e 43-të, i dha 22 aprovime ISHT-së për punësimin e inspektorëve të rinj në 10 qytete, por këmbëngul në punësimin përfundimtar të administratorëv shqiptarë. Këtë duhet ta bëjë drejtori i ri. Në ditët në vijim do të emërohet ushtruesi i detyrës, por aktualisht ende nuk dihet kush do të zëvëndësojë drejtorin e shkarkuar të ISHT-së.
“Janë shkelur nenet 4 dhe 6. Kodi nuk mund të zbatohet për njëroin po e për tjetrin jo. Ashtu si në 20 raste të tjera, ne kemi konkluduar shkelje të Kodit dhe Kabineti i ka dorëzuar një njoftim me shkrim Kryeministrit, në përputhje me procedurën e përcaktuar në Kodin, me të gjitha opsionet e përcaktuara nga Neni 23 në rast shkeljeje. Në ditët e ardhshme do të emërohet u.d. drejtor në mënyrë që sidomos tani në këtë periudhë kur pritet lirim i masave, Inspektorati i Tregut të funksionojë normalisht. Aktualisht nuk ka u.d. drejtor të ri.”, tha Lupço Nikollovski, zv/kryeministër për luftë kundër korrupsionit.