Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Hetim disa mujor, 9 të arrestuar

Në një aksion në Haraçinë të Shkupit, ndaj një grupi të organizuar kriminal të përfshirë në tregtinë e jashtëligjshme me drogë dhe armë, MPB ka arrestuar 9 persona, mes tyre edhe një polic. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar shtatë automjete, plumba të kalibrave të ndryshëm, celularë, armë dhe mjete tjera që lidhen me hetimet që kanë zgjatur për disa muaj. Janë dokumentuar më shumë se 20 shitblerje të drogës, armëve dhe municionit.

Marketing

“Janë privuar nga liria 9 persona. 8 nga Haracina dhe një nga Shën Nikolla, Një persona-anëtar I grupit paraprakisht është duke vuajtuar masën e paraburgimit. Dy nga të arrestuarit e parë, akuzohen se organizuan grupin criminal e në të u përfshinë edhe 8 të tjerët që shisnin drogën dhe armët ilegale. Janë mbledhur më shumë dëshmi që faktojnë përfshirjen e të arrestuarve.”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.

Ndaj 12 personave ndërkohë janë parashtruar padi penale për përshfirje në këtë rast, thonë nga MPB.