“25 Prilli ditë e zezë”, Fatmir Mediu: Opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta

Fatmir Mediu, kandidat i PD-AN ka deklaruar se 25 Prilli është një ditë e zezë në kombin shqiptar.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se kryeministri Edi Rama e vodhi këtë mandat mbi blerjen masive të votave.

Megjithatë, sipas Mediut, opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit.

Marketing

“25 Prilli është një ditë e zezë në kombin Shqiptar!

Edi Rama e vodhi këtë mandat mbi blerjen masive të votave, duke përdorur grupet kriminale, administratën publike, policinë dhe strukturat e drejtësisë, si dhe vjedhjen e të dhënave personale.

Megjithatë opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit”, ka shkruar ai.