8:27 | 29 Prill 2021
08:27 | 29 Prill 2021
Sot me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja e humbur në La Liga mes Barcelonës dhe Granadas.
Blaugranët kanë mundësinë e ‘artë’ për t’u ngritur në kreun e tabelës në qoftë se marrin pikë të plota ndaj Granadas, shkruan lajmi.net.
Pas gabimeve të skuadrave nga kryeqyteti spanjoll, Atletico dhe Reali, tanimë klubi i Barcelonës mund të marrë epërsinë në garën për titullin e La Ligas.
Atletico Madrid me 73 pikë dhe 33 ndeshje është në vendin e parë, e ndjekur nga Real Madrid me 71 pikë dhe 33 ndeshje, derisa Barcelona ka 71 pikë pas 32 ndeshjeve. Befasi e këtij sezoni është Sevilla, e pozicionuar në vendin e katër me 70 pikë dhe në garë për titull.
Barcelona së fundmi është duke luajtur me një strategji ndryshe, duke zhvilluar ndeshjen me disa formacione të ndryshme varësisht nga rezultati,
Trajneri i skuadrës katalunase, Ronald Koeman, po përdorë formacionin 3-5-2 për të ndryshuar skemat disa herë brenda ndeshjes në 4-3-3 dhe 5-3-2./Lajmi.net/
Formacionet e mundshme për këtë ndeshje: