Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup në aksion, pastrojnë deponitë në Çair

Gjatë ditës së sotme, në komunën Çair të Shkupit, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, pastruan dy deponi të mëdha të egra të përbëra nga mbetje të përziera komunale, ndërtimore dhe të vëllimshme që gjendeshin në Topan (te Arena Petroll) dhe në afërsi të stadiumit në komunën e Çairit.

Marketing

,,Sot, në koordinim me komunën e Çairit, ekipet tona hoqën sasi të madhe të mbetjes së parregullt të hedhur në dy vende në këtë komunë të Shkupit. Me këtë rast do të doja të bëj thirrje deri te banorët e qytetit të Shkupit që mbetjen e tyre të mos e hedhin në sipërfaqet publike, për arsye se çdo vit vërejmë rritje drastike të sasisë së mbetjes nga deponit e egra të cilat i pastron NP Higjiena Komunale – Shkup, ndërsa gjatë tri viteve të fundit numrat rriten madje për dhjetë herë. Vetëm me hedhjen e duhur dhe të ndërgjegjshme të mbetjes mund ta mbrojmë mjedisin jetësor dhe shëndetin publik.” – tha drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.