Dy aspekte do të luajnë rol kyç për të ardhmen e Dybalas

13:04 | 29 Prill 2021

Marketing

E ardhmja e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, raportohet se do të varet nga kualifikimi i “Zonjës së Vjetër” në Ligën e Kampionëve.

Bianconeri rrezikojnë të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi për momentin ndajnë pikë të barabartë me Napolin dhe Milanin në Serie A, me nga 66 pikë secila.

5 klube të Serie A po luftojnë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe thuhet se e ardhmja e argjentinasit varet nga kjo.

Il Correre dello Sport raporton se Juventus do ta vendosin Dybalan në tregun e shitjes në qoftë se ata nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi nuk ka rinvovuar kontratën me Bardh e Zinjtë dhe një largim është i mundshëm.

Përpos Ligës së Kampionëve, e ardhmja e Dybala thuhet se varet nga Cristiano Ronaldo gjithashtu,  por thuhet se ky i fundit do të qëndrojë në klub të paktën edhe për një stinor tjetër./Lajmi.net/