Pronarja e argjendarisë në Vlorë, Eda.H ku 18 vjeçari Martin Kapllanaj nën kërcënimin e armës dhe plumbave manovër grabiti një sasi bizhuterish, thotë se kjo nuk është hera e parë që tentojnë t’ia grabisin argjendarinë.
“Të lutem se jam e tronditur. Është e 4 herë që grabitemi. E kam përjetuar keq, nuk mundem të flas. Ishte një person me çifte. Mori bizhuteri, por nuk munda ta shikoja se isha me kurriz,” thotë ajo.
Policia bëri të mundur kapjen e autorit dhe sekuestrimin e bizhuterive që ai kishte arritur të merrte, së bashku me armën që përdori.