Ministri Hoxha: Janë paguar rreth 412 milionë denarë subvencione për bujqit

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural pagoi gati 412 milion denarë në subvencione për 9,738 subjekte. Bëhet fjalë për pagesën e subvencioneve për mirëmbajtjen e pemishteve dhe masën pagesa direkte për fermat e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e mëparshme. Fondet nga pagesa e sotme janë në llogaritë e të gjithë atyre që kanë paraqitur kërkesa për mbështetje financiare nga “Programi për mbështetje financiare në bujqësi” për vitin 2020 dhe kanë fituar ligjërisht të drejtën për këtë mbështetje financiare.

Marketing

Të drejtën e shfrytëzimit të mbështetjes për pemishtet e kanë prodhuesit e kumbullave, dardhave, mollëve, pjeshkave, kajsave, qershive, luleshtrydheve, mjedrave, manaferrave, boronicave, ftonjve, medullave, ullinjëve, mollave japoneze, bajameve, lajthive, rrushit pa fara, xhoni beri, aronijave. Përfituesit e masës pagesë direkte për fermat e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e mëparshme janë të gjitha fermat bujqësore që kanë marrë mbështetje financiare në vitet 2017, 2018, 2019 dhe ata nuk kanë qenë përfitues të nën-masave të tjera.