Shtetësia/ Propozimi i ASh-Alternativa, Zaev: Nuk është siç u dakorduam

Teksti i propozim-ligjit për shtetësi i përpiluar nga ASh- Alternative nuk është ashtu siç jemi dakorduar, ka thënë kryeministri, Zoran Zaev. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e koordinimit për versionin përfundimtar.

Marketing

“Me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën kemi bërë një përparim të dukshëm, ne e morëm propozim – vendimin, por nuk është ashtu siç biseduam. Por, versioni përfundimtar duhet të diskutohet edhe një herë dhe më pas të lëshohet në Parlament, pasi që brenda ka disa opsione dhe normalisht bashkërisht do të vendosë dhe besoj se këtu do të arrijmë marrëveshje.”,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.