Dalot: Milani është më i fortë me Ibrahimovicin

15:51 | 29 Prill 2021

Marketing

Mbrojtësi i AC Milanit, Diogo Dalot ka pranuar se “Rossonerët” janë më të fortë me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic në fushë,

22-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje në Seria A këtë edicion dhe ka luajtur 111 minuta në dy humbjet ndaj Sassuolos dhe Lazios, transmeton lajmi.net.

Dalot tha se janë të fokusuar për ndeshjen e radhës ndaj Beneventos.

“E dimë që ndeshja e fundit nuk ishte më e mira e sezonit, por fatmirësisht futbolli të jep mundësi për çdo javë”.

“Jemi fokusuar për ndeshjen e të shtunës ndaj Beneventos”.

“Nuk kemi probleme fizike. Kemi mundësinë për të bërë më mirë dhe jemi të fokusuar”.

Tutje, Dalot u shpreh se Milani është më i fortë me Ibran në fushë.

“Jemi më të fortë me të në fushë. Ibra na ka thënë të vazhdojmë të besojmë në punën tonë”, përfundoi ai.

Ibrahimovic ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje dhe pritet të rikthehet ndaj Beneventos./Lajmi.net/