Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata jep vendimin për Vis Martinajn

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për një nga të fortët e Tiranës, Ervis Martinaj.

Ai është dënuar me  me 5,6 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 3,8 vite burg.

Ervis Martinaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës Martinaj akuzohet për 4 vepra penale atë të “organizimit të paligjshëm të lojërave të fati”, “falsifikim letërnjoftimesh”,  “fshehje të ardhurash” dhe “sigurimi i mjeteve dhe kushteve për të kyer një vrasje”.

Marketing

Më 4 tetor 2018 në ish-Bllok u vranë  Merviol Bio vrau  Fabiol Gaxhaj, u plagosën dhe Ervis Martinaj dhe dhe shoku i tij Eljon Hato. Ndërsa në kërkim u shpall edhe Ervis Mata, i njohur si i dashuri këngëtares, Elvana Gjata.

Një tjetër person  është shpallur në kërkim, për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë më 4 tetor 2018.  Ai është Eldi Dizdari. Biznesmeni Dizdari cilësohet nga hetuesit si person kyç, ndërsa nga hetimet e policisë dyshohet se ai kishte konflikt me Ervin Matën.

Dyshohet se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në lokalin ku ndodhi ngjarja.