Lorik Useini shpallet më i miri në kik-boks në Beograd

Lorik Useini, nga Tetova ka arritur të triumfojë në turnirin e kik-boksit që u mbajt në Beograd të Serbisë, në kategorinë e kadetëve.

Marketing

Triumfi i tij ka ardhur pas tre luftërave, që i ka realizuar ndaj dy kik-boksierëve serb dhe një boshnjak.

Useini është pjesëtar i klubit “Tetova”, ndërkaq në këtë turnir ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut.

Për Lorik Useini, ky çmim paraqet një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë.

“Ky çmim për mua paraqet një motiv shtesë që të punojë edhe më shumë në të ardhmen”, tha ai për TV21.

Bashkë me Lorikun, kanë garuar edhe 5 kik-boksierë të tjerë. Nën ombrellën e Federatës së kik-boksit, vendi në këtë turnir ka arritur të sigurojë vendit të parë, ku Lorik Useini u shpall kampion i kadetëve, katër medalje të bronzit dhe një medalje të argjendtë./