Sociologu Ergys Mërtiri, shprehet se gara e kandidatëve është e padrejtë, duke shtuar se disa kandidatë u lanë jashtë listës fituese.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Mërtiri pohon se kandidatët u futën në rivalitet me njëri –tjetrin, në mënyrë që të thyejnë herësin.
“Në fakt këto nuk janë lista të hapura. Ka bërë një garë të padrejtë, pasi shumë njerëz u futën në listë fituese dhe shumë të tjerë mbetën jashtë, duke I vendosur në rivalitet me njëri tjetrin, kush e kush të kap më shumë vota,dhe kjo ka shërbyer që askush të mos e plotësojë herësin dhe Rama të sundojë me atë që mbetet. U kuptua që nuk është një garë për të hyrë si në rastin e Kryebashkiakut të Vlorës. Rama është lider që kërkon të sundoj si lider totalitar.”
Më tej, ai shprehet se shumë kandidatë edhe pse nuk kanë qenë në listën fituese kanë bërë fushatë më vete, duke marrë edhe më shumë vota se të tjerët.
“Ka kanidatë që edhe pse kanë qenë në listën fituese, kanë bërë fushatë më vete që të rrisin kredencialet e veta politike. E ka provokuar vetë Rama. Ndërkohë figurat që kanë bërë fushatë për partinë nuk janë shfaqur me votat që janë shfaqur disa të tjerë. Shumica dërrmuese e aleatëve kanë marrë maksimumi 5000 vota tregon se pesha politike e tyre është pothuajse zero dhe ata nuk e justfikojnë praninë e tyre në lista , pesha e tyre politike është më e vogël se shumë anëtarë të PD që mund të kishin në listë. Ishte gabim ndarja me dy lista. “